April 15, 2021

Grevë e punonjësve të ‘Amazon’, u kërkohet blerësve të bojkotojnë kompaninë

Shpërndaje lajmin

Rreth 30-40 mijë punonjës të degës së kompanisë ‘Amazon’ në Itali kanë hyrë në një grevë njëditore të hënën për të kërkuar kushte më të mira nga gjigandi i shitjeve online. Kjo është greva e parë e këtij lloji në Itali dhe përfshin të gjitha degët e shitjes, së bashku me qendrat dhe menaxherët e tij të shpërndarjes.

“Vështirësia është për shkak të presionit që ata gjithmonë vendosin mbi ne, veçanërisht te punonjësit e rinj”, shprehet një punonjës, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Negocimet me menaxherët e kompanisë përfshijnë turnet si dhe kushtet kontraktuale. Në kërkesat e sindikatës publike nënvizohet që shpërndarësve të ‘Amazon’ duhet t’iu përllogaritet norma dhe të përcaktohet numri i pakove që duhet të procesojnë.

“Kemi shumë problem, edhe me ngarkesën në punë. Ecim me një mesatare prej 100-120 pako në ditë dhe madje edhe 180 pako dhe ato duhet që të ndalojnë së vepruari kështu”, ankohet një punonjës tjetër.

Punonjësit grevistë iu kanë bërë thirrje blerësve italianë që të tregojnë solidaritetin e tyre me ta duke mos blerë nga ‘Amazon’ të hënën.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *