Gripi i shpendëve: Rusia zbulon rastin e parë të H5N8 te njerëzit

Share

gripi i shpezeve 280x280 1

Rusia ka raportuar sot rastin e parë të një njeriu të infektuar me virusin e gripit të shpendëve H5N8, që besohet se e ka marrë prej tyre.

Zyrtarët thanë se shtatë punonjës të një pularie në jug të Rusisë ishin infektuar në dhjetor, pas një përhapjeje të virusit atje.

“Të shtatë të infektuarit … tanimë ndjehen mirë,” tha drejtuesja e entit të mbrojtjes së konsumatorit në Rusi, Anna Popova, transmeton TCh, përcjell Albinfo.ch.

Ajo shtoi se masat e duhura janë marrë për ndalimin e përhapjes së infektimeve.

Popova tha se nuk kishte shenja të transmetimit të virusit nga njeriu te njeriu, dhe se zhvillimet ishin raportuar te Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ajo më tej ngriti larg “zbulimin e rëndësishëm shkencor të laboratorit rus Vektor”, i cili kishte izoluar materialin gjenetik të variantit të virusit, nga punonjësit e infektuar.

“Zbulimi i këtyre mutacioneve para se virusi të vitojë aftësinë e transmetimit nga njeriu te njeriu, na jep ne dhe të gjithë botës kohë për t’u përgatitur për mutacionet dhe për reagimin në kohë dhe mënyrën e duhur”, tha Popova.

Ajo shtoi se shkencëtarët rusë tashmë po punojnë në krijimin e sistemeve të testimit të njerëzve për virusin e ri.

Disa variante të gripit të shpendëve kanë infektuar më parë njerëzit duke shkaktuar edhe vdekje, por ky është rasti i parë  që kjo ndodh me H5N8.

 


Share

Komente