‘Gripi prek rrugët e frymëmarrjes’, afro 120 raste në ditë në spitalin e Shkodrës

Shpërndaje lajmin

Mesatarisht 120 persona në ditë paraqiten në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës me komplikacione të ndryshme, kryesisht me simptoma të gripit stinor.
Mjekja Arjola Jusufi tregoi për Euronews Albania, se janë rreth 30 persona në ditë që paraqiten pranë repartit infektiv si pasojë e virozave të stinës.
“Ka pasur një shtim të rasteve kryesisht me viroza stinore . Numri i pacientëve që janë paraqitur për ndihmë mjëkësore janë rreth 20-30 në ditë. Të sëmurët paraqiten kryesisht me shenja të përgjithshme si ethe, temperaturë, dhimbje muskujsh, dhimbje fyti, kollë e thatë dhe këto simptoma variojnë 3-4 ditë, por ka raste shpesh që këto simptoma komplikohen dhe me gjendje pneomonie”, u shpreh ajo.
Por kush preket më shumë nga këto viroza?
“Shumë mosha të reja, moshat shkollore, gjimnazistë , mosha aktivë por rastet me komplikacionet më serioze kanë qenë kryesisht moshat me sëmundje shoqëruese , kronikë, moshat e treta”, theksoi Jusufi.
Mjekja apeloi që në këto raste të mos teprohet me sasinë e ilaçeve që merren nga pacientët pa konsultën e mjekut.
“Me tendencën që të ulin temperaturën ndonjëherë ka dhe mbingarkesë me përdorimin e këtyre ilaçeve që ne nuk e rekomandojmë pasi dhe temperatura ka efektin e vet pozitiv, që ndikon në aktivizimin e sistemit imunitar të njeriut. Këhtu që dhe ne i themi të sëmurëve që nuk është e thënë që temperatura të ulet që me paracetomolin e parë. Duhet të kemi kujdes me përdorimin e ilaçeve”, nënvizoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU

Virozat mbushin spialet, numër i lartë shtrimesh në të gjithë vendin
Virozat te fëmijët, mjekja pediatre tregon disa nga simptomat
Temperaturë e lartë, dhimbje grykësh e rrufë, fluks nga virozat e stinës në spitale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *