Grupi i biznesit publikon perspektivën për ekonominë zvicerane
Pavarësisht inflacionit të vazhdueshëm, Zvicra pritet të ruajë “rritje të dobët” në vitin 2023, sipas Economiesuisse, shoqata ombrellë e kompanive zvicerane, përcjell abinfo.ch.
Ajo pret që produkti i brendshëm bruto (GDP) të rritet me 0.6 për qind dhe parashikon që Zvicra nuk do të hyjë në recesion.
Megjithatë, “mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe çmimet e larta të energjisë do të vazhdojnë dhe do të rëndojnë rritjen ekonomike, si dhe problemet e furnizimit, të cilat po zgjidhen ngadalë”.
Situata do të përkeqësohej nëse inflacioni, kriza energjetike, problemet e furnizimit dhe lufta në Ukrainë vazhdon, tha Economiesuisse.