Gruri i vjedhur nga rusët po dërgohet në Siri, thotë Inteligjenca ukrainase

Shpërndaje lajmin

Dega e inteligjencës e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes tha se gruri i vjedhur nga trupat ruse në zonat e pushtuara tashmë po dërgohet jashtë vendit, raporton CNN.
Drejtoria e inteligjencës pohoi se një pjesë e konsiderueshme e grurit të vjedhur nga Ukraina është transportuar nga anije me flamurin rus drejt Mesdheut.
“Destinacioni më i mundshëm është Siria. Drithërat mund të kontrabandohen prej andej në vende të tjera në Lindjen e Mesme”, tha ai.
Sipas tyre rusët vazhdojnë të eksportojnë ushqime të vjedhura në Ukrainë në territorin e Federatës Ruse dhe Krimesë së pushtuar.
Ukrainasit pretendojnë se drithëra po vidhen gjithashtu në rajonin e Kharkiv dhe 1500 tonë drithë ishin marrë nga fshati Mala Lepetykha në rajonin Kherson në Krime.
Javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes tha se gati gjysmë milioni tonë metrikë grurë ukrainas tashmë ishin vjedhur.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Komiteti Pulitzer nderon gazetarët ukrainas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *