Guardiola me shumë mungesa, Ole i gatshëm për derbi

Share

Derbi mes Manchester City dhe Manchester United do të zhvillohet të mërkurën në Kupën EFL për të parë se cili klub do të vazhdojë në finale.

Djajtë e Kuq nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, mirëpo pas disa rezultateve pozitive ata tani gjenden në vendin e dytë në ligë, me pikë të barabarta me Liverpoolin.

Edhe Citizens kanë filluar që të ngriten në renditjen tabelore, pasi që në fillim kishin probleme në arritjen e rezultateve pozitive edhe ata.

Për të dyja klubet, arritja në një finale të një gare nënkupton shumë, prandaj do të mundohen me gjitha forcat që ta arrijnë një gjë të tillë.

Sulmuesi Edinson Cavani do t’i mungojë skuadrës së United edhe për këtë ndeshje, ndërsa mungesë tjetër do të jetë edhe ajo e Phil Jones.

Në anën tjetër, City ka pasur një shpërthim me Covid-19 në klubin e tyre, mirëpo Kyle Ëalker dhe Gabriel Jesus kanë kaluar tanimë periudhën e izolimit dhe mund të kthehen. Ferran Torres, Ederson dhe Eric Garcia megjithatë kanë mbetur jashtë skuadrës për këtë ndeshje.

Lajmi më i mirë për Citizens është rikthimi i sulmuesit kryesor të tyre, Sergio Aguero.

Tottenham veçse është kualifikuar për finalen e 25 prillit dhe po pret fituesin e kësaj ndeshje


Share

Komente