April 16, 2021

“Haaland? Humbje do të ishte largimi i Hummels”, Sammer i befason të gjithë

Shpërndaje lajmin

Një garë e fortë do të bëhet për shërbimet e Erling Haaland në merkaton e verës. Shumë klube të mëdha janë të interesuara për shërbimet e goleadorit 20-vjeçar, teksa Dortmund kërkon 150 milion euro për ta lënë të lirë.

Këshilltari i jashtëm i klubit gjerman, Matthias Sammer flet rreth situatës së bomberit viking në SportBild. Ish-fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1996 befason me deklaratën e tij, duke zbuluar se cila do të ishte humbja më e madhe për verdhezinjtë.

 

Vatzke dhe Sammer

Do e këshilloja Erling të vlerësonte mirë vlerën e klubit në të cilin luan, Dortmundi i ka dhënë shumë atij. Kur të dëshirojë të hedhë një hap përpara, ai duhet të jetë një futbollist i kompletuar dhe perfekt.

Sinqerisht që do të ishte më i vështirë të përballohej largimi i Hummels krahasuar me atë të Haaland. Humbja e Mats do të na dëmtonte shumë, pasi ekipi ka gjetur stabilitet me të në mbrojtje“, deklaroi Samer. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *