April 14, 2021

Haaland i jep një pikë Dortmundit në ndeshjen përballë Koln (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Borussia e Dortmundit nuk ka shkuar më shumë se barazimi, 1-1 ndaj Koln në shtëpinë e këtyre të fundit.

Në ndeshjen e zhvilluar për javën e 26 të Bundesligës, “Të Verdhët” i shpëtoi nga humbja një gol i Haaland në minutat e fundit.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 3’ pikërisht me Erling Haaland, ndërsa goli i barazimit edhi 10 minuata para përfundimit të pjesës së parë me Duda, pas një ekzekutimi të saktë të penalltisë.

45 minutat e para u mbyllën në barazim 1-1. Vendasit arrijnë të përmbysin rezultatin në minutën e 65’ me Jakobs.

Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, Haaland gjendet aty sërish për të barazuar rezultatin dhe për ti dhënë një pikë ekipit të tij. /albeu.com/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *