Habit Kryemadhi/ Rama shkoi në Turqi për të përgatitur azilin e tij politik

Share

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar sërish vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi.

Ajo rishprehu dhe një herë mendimin si shkoi në takim me Erdogan për të kërkuar azilin politik.

Kryemadhi tha në emisionin “Java” në RTSH se LSI nuk do të lejojë asnjë marrëveshje që cënon integritetin e territorial të Shqipërisë.

Sipas saj, vizita e kryeministrit në Turqi, lidhet me një plan për përgatitjen e një azili politik.

Absolutisht nuk ndikon dhe komplikon punën tonë. Nuk kam ndërmend të komentoj presidentin e Turqisë pasi është një sjellje e tij, nuk mund ta ndalosh,  nuk jam as votuese apo që gjykoj atë. Unë dua të gjykoj kryeministrin tim që në këtë situatë shumë të rëndë dhe problematike për Shqipërinë, siç është pandemia dhe përmbytjet katastrofike ku qytete të tëra janë jashtë funksionit, siç është gjendja e qindra mijëra familjeve që jetojnë në çadra për shkak të tërmetit. Shikojmë një tam tame të madhe që në 7 prill Edi Rama do të inagurojë spitalin e Fierit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Mua nuk më shqetëson shumë spitali i Fierit. Dua të theksoj që të jenë shumë të kujdeshëm të gjithë liderët politikë, qofshin deputetë socialistë apo drejtues të PS, PD e LSI e institucione të tjera. Nuk do doja që vizita e Ramës të ishte një vizitë që të krijonte hapësira për marrëveshje antikushtetuese dhe antishqiptare që cënojnë integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë në marrëdhënie me lojëra gjeostrategjike që mund të kërkojë të luajë Edi Rama në kërkim të një azili politik që mund të përgatisë”, u shpreh ajo.

“Unë them që vizita e tij në Turqi ashtu ka qenë, një vizitë për të përgatitur azilin e tij politik. Çdo marrëveshje që do të nënshkruhet nga Rama në fshehtësi nga LSI, jo vetëm që nuk do të njihet, por do të çohet për ndjekje penale çdo person që ka pasur dijeni dhe nuk e ka ndaluar, e cila cënon sovranitetin e Shqipërisë”, theksoi më tej Kryemadhi./ CNA.al


Share

Komente