Habit Mark Marku: Zgjedhjet nuk i njohur por do të futemi në Kuvend

Shpërndaje lajmin

Demokrati Mark Marku ka deklaruar se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 Prillit por do të futen në Kuvend.

Këtë deklaratë Marku e bëri gjatë një interviste në Opinion, ku Marku tha se lufta do të vazhdojë nga Kuvendi.

Pjesë nga Fevziu:

Blendi Fevziu: Çfarë domethënë, mosnjohje e zgjedhjeve domethënë edhe mosfutja në Parlament?

Mark Marku: Nuk përjashtojnë njëra- tjetrën. Ky proces nuk mund të njihet, do të thotë që demokracia nuk funksionon.

Blendi Fevziu: Kjo do të thotë që nuk shkohet në Parlament, bllokohet Parlamenti…

Mark Marku: Unë nuk e di si do merret vendimi, mund të hysh dhe në Parlament….

Blendi Fevziu: Janë vjedhur zgjedhjet sipas jush?

Mark Marku: Vetëm të jem nga Tajvani, do them jo.

Blendi Fevziu: Pse do shkoni në parlament?

Mark Marku: Do bëj luftën. Unë nuk e di çfarë vendimi do merret. Lufta bëhet në disa forma, në parlament, në institucionet ndërkombëtare, në gjykata, në prokurori. Do të jetë luftë totale për të mbrojtur votën. Nuk do të thotë të mos shkosh në parlament. Nuk e di nëse do shkohet, por ky parlament nuk meriton të njihet, në gjykimin tim.

Blendi Fevziu: Nuk ka një vendim zyrtar apo jo?

Mark Marku: Po të jetë për mua, as qeveria, as parlamenti, asnjë institucion përfshirë dhe pushtetin lokal nuk është legjitim, dhe gjëja më normale është luftë totale për mbrojtjen e demokracisë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *