Habit Nevil Dede: Kobina më mirë që iku

Share

Nevil Dede bëhet gati për (ri)debutimin e tij në pankinën e Tiranës, ku ka zënë vendin e Emanuel Egbo pak ditë më parë. Tekniku ka vetëm një javë në stolin bardheblu, por ka pasur pak ditë në dispozicion për të punuar realisht, siç u shpreh vetë ai para ndeshjes me Vallzninë, një sfidë ku do të ketë mungesa të rëndësishme, të cilave iu shtua edhe ajo e Kobinah të larguar përfundimisht nga Tirana.

Si e gjetët këto ditë ekipin?
Deri tani jam mëse i kënaqur nga grupi dhe nga skuadra. Shumë lojtarë të grumbulluar nga kombëtaret janë kthyer dhe gjendja është e mirë, besoj se klubi ka marrë formë. I dërgoj një urim ekipit kombëtar, është një arritje e madhe, është mirë jo vetëm për kombëtaren por për gjithë futbollin shqiptar, sepse Shqipëria krahasohet gjithmonë e më shumë nëpërmjet futbollit.

Ndikojnë mungesat në ndeshje? Do të donit të kishit të gjithë skuadrën të plotë?
Kampionati është një maratonë e gjatë ku ka vështirësi dhe pengesa rrugës dhe në këtë situatë e rëndësishme është që klubi të ndihet mirë. Eshtë një atmosferë pozitive. Të vërtetat nuk i mbulojmë dot, është e vërtetë që kemi disa probleme, ky është fakt mediatik, ndërsa ne jemi të fokusuar që të shkojmë në Shkodër për të fituar siç niset gjithmonë Tirana. Përballemi me një skuadër dhe një qytet ku tradita dihet dhe respekti është reciprok dhe ka qënë historikisht mes dy klubeve. Kjo është ajo që më gëzon pamasë. Ambienti është perfekt për të zhvilluar një ndeshje futbolli dhe natyrisht do të fitojë ai që e meriton.

Ku ndryshon Tirana e Dedes nga Tirana e Egbos?
Nuk mund të bëj gjithçka brenda një jave. Kampioanti fatnmirësiht sapo ka filuar. Jkemi gjithë kohën në dispozicion. Do të kem mundësinë ta njoh më mirë skaudrën. Çdokush ta kuptojë mirë në këtë klub siç ka jetuar suksese, të përjetojnë dhe ca ndjenja se çfarë përfaqëson ky klub dhe këto ngjyra. Dashuri, për këtë fanellë, për këto ngjyra dhe ndjenja. Kur fillon, besimi, mbaron arsyeja. Me këtë frymë shkojmë nesër në Shkodër. E rëndësishme është që ne jemi mirë, grupi është i plotë. Nuk ka rëndësi emrat që do zbresin nesër në fushë. Do jetë ai që e meriton, të huaj apo shqiptarë.

Largimi i Kobinas peshon shumë për Tiranën?
Është dicka që i përket klubit. Askush nuk duhet të largohet me parametra 0. Duke parë planet dhe situatën e klubit, me e mira ishte ikte tani jo me parametra 0.

E gjetët skuadrën me ritëm të ulët, të rënë?
E keni ndjekur dhe prezantimin tim. Kam bërë vetëm një seancë të premten. Jo pa qëllim e lashë pushim të shtunë të diel. U thashë një batutë me shaka: ‘Shkoni karikoni baterite për telefonin. Shijoni fundjavën e këndshme dhe të jemi të karikuar për javën që vjen dhe optimizmin’. Kampionati sapo ka filluar dhe koha na premton që edhe unë të njihem me skuadrën, por edhe skuadra të njihet me mua.


Share

Komente