Hagë: Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Gjykata Speciale në Hagë, ka marrë vendim që Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit tu vazhdohet masa e paraburgimit.
Sipas njoftimit nga Specialja, si arsye për vazhdimin e paraburgimit, trupi gjykues ka vlerësuar se ekziston rreziku i dëmtimit të provave, ndikimit në dëshmitarë etj, përcjell albinfo.ch.
“Paneli konstaton se paraburgimi i z. Selimi edhe për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, thuhet se do të kërkojnë që gjykimi të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Paneli konstaton se paraburgimi i z. Krasniqi për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit”, thuhet në vendim.
Ndryshe, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill teksa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.