Haiti, zhvendosen mbi 3 mijë persona, përballen me vrasje dhe përdhunime

0
Shpërndaje lajmin

Me makina të tejmbushura, me motoçikleta ose në këmbë, mijëra banorë po largohen nga një lagje e pushtuar nga bandat në kryeqytetin e Haitit, në Amerikën Qendrore.
Mbi 3,000 njerëz kanë vendosur të largohen nga lagjet e Port-o-Princ që tashmë kontrollohen nga bandat kriminale dhe sipas autoriteteve, zhvendosja e njerëzve do të zgjerohet.
“Siç e keni parë, bandat na kanë djegur shtëpitë, na janë djegur të gjitha sendet. Nuk mund të ecim përpara, kemi humbur policët që na ndihmonin, djemtë e rinj që na ndihmuan natën, janë të gjithë të vdekur”
“Ka njerëz të vdekur atje lart, askush nuk mund të shkojë t’i kërkojë. Ka njerëz të plagosur nga plumbat. Ne nuk mund t’i çojmë në spital. Nëse dikush plagoset nuk mund ta dërgosh në spital pasi rrezikon të plagosesh edhe vet”- shprehet qytetarët.
Bandat kriminale tani kontrollojnë rreth 80 për qind të Port-au-Prince, ndërkohë që rrëmbimet, përdhunimet, grabitjet dhe vrasjet janë bërë një kërcënim i përditshëm.
Shtetet e Bashkuara thanë në fillim të këtij muaji se do të prezantojnë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që autorizon Kenian të udhëheqë një forcë policore shumëkombëshe për të luftuar bandat në Haiti.
Megjithatë, ende nuk ka një afat kohor për ndërhyrjen ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU: 

Kryeministri i ri? Sula: Tabaku, Bardhi ose Gjekmarkaj, përjashtoj veten
Deputeti i PD: T’i themi jo përçarjes, të përfitojmë nga skandalet e PS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *