“Hajde bëhemi bashkë”, Shehaj i përgjigjet ftesës së Shabanit: Është problem për mua

0
Shpërndaje lajmin

Endri Shabani tha në “Now me Erla Mëhillin” se do të ishte i gatshëm të bashkohej me partitë e reja opozitare. Ai i bëri një ftesë publike si Adriatik Lapaj dhe Agron Shehajt, duke thënë se së bashku mund të risillnin besimin në popull.
Megjithatë Shehaj e refuzoi këtë ftesë, kjo pasi sipas tij ai nuk ka besim te lëvizjet e majta dhe ka mos përputhshmëri në ideologji me dy liderët e “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”.
“Është problem për mua të bashkohem me lëvizje të majta. Unë nuk besoj te modeli i  majtë. Unë besoj te iniciativa private, por unë besoj se shqiptarët duan një jetë më të mirë. Unë besoj te vlerat e djathta. Unë besoj se nëse një ditë në Shqipëri do ketë mirëqenie, kjo do vijë vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomik”,-tha deputeti Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:

“Të marrim anti-tankun?” Lapaj e Shabani-Abilekajt: Kjo tezë i shërben Ramës…
Adriatik Lapaj kundër Ramës: Do i bie demit në kokë, na ka bërë republikë qesharake

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *