Hajdutët bastisin dyqanin e ‘Chanel’ dhe largohen me motorë

Shpërndaje lajmin

Një grup hajdutësh të armatosur grabitën pasditen e së enjtes një dyqan të markës së bizhuterive dhe orave të shtrenjta “Chanel” në qendër të Parisit.
Ngjarja ndodhi në zonën Plas Vendo, që ka qenë objekt i vjedhjeve dhe grabitjeve të profilit të lartë vitin e kaluar. Pas bastisjes, autorët u arratisën nga vendngjarja me motorë që i kishin parkuar në hyrje të dyqanit.
Kompania “Chanel” deklaroi se asnjë punonjës i saj nuk kishte mbetur i lënduar dhe shtoi se po bashkëpunon me policinë, por nuk bëri të ditur vlerën e sendeve të grabitura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.