Hakerët botëror kërςënojnë Pυtinin: Jemi në dhomën tuaj të gjumit
Grupi që tanimë ka filluar t’i publikojë mbi 35 mijë dokumente, përfshirë marrëveshjet konfidenciale të Putinit, përmes një video incizimi, ka thënë se madhësia e këtyre dosjeve është 28 gigabajt.
Më poshtë mund t’i gjeni mesazhet e ashpra të grupit “Anonymous”, rreferuar presidentit rus Vladimir Putin:
“”Përshëndetje, qytetarë të botës. Putini ka vite që e ka l ën ë popullin rus t ë vuaj nga uria. Putini, i ndaloi mediat dhe ndëshkoi personat q ë e kund ërshtuan. Ndërsa ai po argëtohej në dhomat luksoze t ë Kremlinit, populli rus vuajti ekonomikisht. Vladimir Putin është një gënjeshtar, një diktator, një kriminel lufte dhe një vrasës fëmijësh. Putini dhe miqtë e tij oligarkë, së bashku me tregtarët e armëve, po e çojnë botën drejt katastrofës. Mijëra civilë dhe njerëz të pafajshëm u vranë me urdhër të Putinit në Ukrainë.
Qindra mijëra ukrainas u zhvendosën. Spitalet, shkollat dhe strehimoret u bombarduan. Fëmijët humbën familjet e tyre, familjet humbën fëmijët e tyre. Vladimir Putin, kujto çfarë ke bërë me diktatorët në Nigeri, Kili, Nikaragua. Mos harro se si e dënuam Izraelin, SHBA-në, Evropën, Master Card, SARS dhe të gjithë mbështetësit e tjerë të luftës”
“Jemi në pallatin tuaj, jemi në tryezën tuaj, jemi në dhomën tuaj të gjumit”