Hapet edhe një pikë e re shkollore në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut
Tani më çdo e mërkurë sjell buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve shqiptarë të pikës shkollore në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut. Ata kanë filluar edhe shqip të mësojnë. Gëzimi shihej qartë jo vetëm në fytyrat e nxënësve por edhe të mësueses Arijeta Berisha – Xhelili, e cila derisa shpërndante tekstet shkollore iu tërhiqte vërejtjen fëmijëve për shkronjat e shenjta të gjuhës shqipe, shkruan albinfo.ch.
Nxënësit e shkollës shqipe në Birmensdorf ftojnë edhe fëmijët tjerë të këtij vendbanimi dhe lagjeve për rreth të Cyrihut që në ditët në vijim t`iu bashkëngjiten orëve mësimore me qëllim që edhe ata ta mësojnë gjuhën e nënës. Dhjetëra e dhjetëra pika shkollore që janë hap në këto 3- 4 vitet e fundit dëshmojnë qartë se aty ku punohet suksesi nuk mungon. Prindër, mësues janë bërë bashkë në misionin e tyre kombëtar me qëllim që të përfshijmë sa më shumë fëmijë shqiptarë në orët mësimore të gjuhës amtare.
Dhe fare në fund duke ju dëshiruar nxënësve dhe mësueses Arijetë suksese pafund urojmë dhe apelojmë te të gjithë bashkatdhetarët që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollën shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:30 -15:15. Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në telefonin kujdestar 076 321 26 94. Dyert e shkollës shqipe jo vetëm në Birmensdorf por në të gjitha pikat shkollore në mbarë Zvicrën janë të hapura për fëmijët tuaj prindër të nderuar.