Hapet hoteli më i lartë në botë

Share

Tashmë zyrtarisht hoteli më i lartë në botë, që ka edhe një restorant në katin e 120-të, është hapur së fundmi në Shangai, Kinë, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se hoteli ka gjithsej 165 dhoma në katet e sipërme të Kullës 632 metra të lartë të Shangait, të vendosur në zonën financiare të qytetit. Hoteli gjithashtu pretendon se ka edhe ashensorin më të shpejtë në botë, që udhëton 18 metra në sekondë.

Por i gjithë ky luks kushton, pasi për një natë në suitën më luksoze duhet të paguash 8763 euro. Megjithatë, për më pak të pasurit, ka edhe dhoma më “modeste”, me çmime deri 300 euro për natë.

Kulla e Shangait është godina e dytë më e lartë në botë, pas Burj Khalifas në Dubai, që është 827 metra e lartë.

Hapja e hotelit ishte shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por tani gjërat kanë ndryshuar. Në godinë gjenden në total 7 restorante, bare, qendra spa dhe një pishinë në katin e 84-të.

Komento