Hapet pika kufitare me Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje lajmin

Pika kufitare Restelicë-Strazimir do të jetë tani vendkalimi tjetër kufitar mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Vendkalim ky që thuhet se do të ndihmojë edhe më shumë në bashkëpunimin mes të dyja vendeve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se ky rajon kufitar gjithnjë ka kultivuar marrëdhënie të mira në mes banorëve Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, e përçka thekson se duhet angazhim për lehtësimin e jetës dhe veprimtarisë së tyre.

“Si dy vende fqinje ne kemi marrëdhënie të mira ndërshtetërore. Dy shtetet tona gëzojnë marrëdhënie historike, politike, ekonomike dhe kulturore të cilat e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin tonë. Ky rajon ndërkufitar gjithmonë ka kultivuar marrëdhënie të veçanta në mes banorëve të dy vendeve. Bashkëjetesa e mirë e qytetarëve tanë nga dy zonat, përkundër kufijve na shtyn të angazhohemi për lehtësimin e jetës dhe veprimtarisë së tyre[…]Kjo do të hapë mundësi të reja të zhvillimit dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm,” tha ai.

Ministri Sveçla ka shtuar se do të jetë vigjilent dhe nuk do të lejojnë që bashkëpunimi i mirë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të dëmtohet nga askush.

Në ceremoninë e hapjes së këtij vendkalimi i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovki.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë thotë se hapja e këtij vend kalimi do të jetë i sigurt për çështje ekonomike apo private.

“Dua të potencoj nevojën e bashkëpunimit me kolegët e Punëve të Brendshme të Kosovës në kontrollin e vijës kufitare nga viti në vit shënon një përparim evident, jo vetëm në aktivitetet e përditshme kufitare, në kontaktet e përbashkëta ne pikat kufitare, në patrullimet e përbashkëta dhe të ngjashme, sikurse edhe bashkëpunimi i përbashkët që të bëhet bashkëpunimi më intensiv […]Para neve është një detyrë e madhe e kjo është puna e përbashkët përmes partnereve tonë ndërkombëtar, që të sigurojmë mjetet financiare dhe me ne fund t’i zgjidhim të gjitha problemet e infrastrukturës”, tha ai.

Fjalë rasti pati edhe zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi e cila tha se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka për qëllim avancimin e jetës së qytetarëve

Po ashtu në këtë hapje të vendkalimit kufitar morën pjesë edhe deputetë dhe kryetarë të komunave nga Dibër, Zhupë, Sharr dhe Mavrovë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *