Haradinaj deklarohet sërish për bashkimin Kosovë-Shqipëri

Shpërndaje lajmin

Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përmendur sërish çështjen e bashkimit kombëtar.

Ai u shpreh sot se nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në orgnizmat ndërkombëtarë, konkretisht në OKB dhe NATO, atëherë vendi i tij duhet të shikojë me përparësi idenë e bashkimit me Shqipërinë.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vjet më parë.

“Një vend të rëndësishëm në këto lëvizje për liri dhe çlirim e kanë ata që e kuptuan rëndësinë e pajtimit ndër shqiptarë…ne atë kohë e mundëm një armik atë që kishim mes nesh vëllavrasjen, por së shpejti duhej të përballeshim me një regjim vrastar të Millosheviçit… Kurrë në jetë shqiptarët nuk kanë qenë më afër një organizimi të sigurisë, çfarë është NATO, Shqipëria është NATO e ne jemi afër NATO-s, edhe Kosova duhet të jetë në NATO…Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO, ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë”, tha ai.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj çështjen e bashkimit kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës e ka përmendur disa herë në publik.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *