Haradinaj takon shefin e BE-së, i kërkon mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën

Share

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot Shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Haradinaj njoftoi se nga Szunyog ka kërkuar mbështetjen e BE’së për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan portali arbresh.info

“Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”.

Postimi i tij i plotë:

Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Ambasadori Szunyog vlerësoi lart procesin zgjedhor në të cilin kaloi vendi ynë.

Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. / arbresh.info/

Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Ambasadori…

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, 20 February 2021


Share

Komente