Haradinaj thirrje Kurtit: Tërhiqu nga vendimi për targat deri në arritjen e marrëveshjes

Shpërndaje lajmin

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradniaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të tërhiqet nga vendimi për targat deri në arritjen e marrëveshjes.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thekson se është momenti që dy qeveritë ajo e Kosovës dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje dhe të mos rrezikojnë jetët e qytetarëve.
Postimi i Haradinajt:
I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.
I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërrasë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar.
Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar.
I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd.
Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve!
/Abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *