Harmonia Fetare dhe toleranca, një vlerë e shtuar shqiptare në Evropë

Shpërndaje lajmin

“Liria e fesë apo besimit është një realitet praktik në Shqipëri dhe bota mund të mësojë shumë nga përvoja shqiptare në respektimin e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë apo besimit dhe arritjen e harmonisë ndërfetare”. Kështu është shprehur raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Fenë dhe Besimin, Ahmed Shaheed.
Vitet e fundit, aktet dramatike të dhunës të shoqëruara me humbje të jetës, të rrënjosura në intolerancën ndërfetare, kanë përfshirë të gjithë Evropën.
Shqipëria është krenare me modelin e saj të harmonisë dhe tolerancës fetare. Kjo vlerë evropiane, jo shumë e njohur në Evropë dhe shpesh e keqkuptuar, përfaqëson një filozofi kombëtare që ka evoluar gjatë shekujve dhe tani është një model i veçantë dhe i vlerësuar i bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë që përfaqëson vlerat tona në Evropë.
Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe Komitetin e Feve të Shqipërisë, ka kënaqësinë t’ua prezantojë këtë model në NRW qytetarëve, organizatave dhe institucioneve, pa dallim kombësie dhe besimi, si dhe diasporës shqiptare, e cila numëron në gjirin e saj më shumë se 130.000 banorë në këtë Land e mbi 600.000 shqiptarë nga të gjitha trojet në Gjermani.
Le të prezantojmë së bashku vlerat tona evropiane: harmonia fetare dhe tolerance janë përgjigje ndaj ekstremizmit dhe intolerancës. Dhe shqiptaret kanë çfarë të tregojnë!
Do të ishte kënaqësi t´ju kishim në mesin tonë si pjesë e pandarë e dialogut të parë ndërfetar.

me datë 14.05.2022 në Essen në Dialogun e parë ndërfetar, në mbyllje të të cilit do të ketë një koncert live me kantautorin Dren Abazi dhe orkestrën e tij, si dhe
me datë 16.05.2022 në Wirtschaftsklub, ku do të dialogojmë së bashku me përfaqësues të trupit diplomatik, të bizneseve dhe të diasporës në një drekë pune simbolike.

Pjesëmarrësit (numri i përgjithshëm i të ftuarve është i kufizuar në 150):
nga Shqiperia:
Përfaqësues të pesë besimeve fetare kryesore në Shqipëri:
• Komuniteti Mysliman
• Komuniteti Bektashi
• Kisha Ortodokse Autoqefale
• Kisha Katolike
• Vëllazëria Ungjellizmore
nga NRW/Gjermania
Përfaqësuesit e feve kryesore në NRW:
• Kisha Protestante dhe Katolike
• Kisha Ortodokse
• Komuniteti Mysliman dhe Bektashi
• Komuniteti Hebre
Përfaqësues të institucioneve në NRW:
• Ministria e Çështjeve Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare NRW (Min isterium für Bundes- und Europaangelegenheiten sowie Internationales )
• Shoqata e Punëve të Jashtme (Ausslandsgesellschaft eV)
• Kryetaret e Bashkise se qyteteve të Essenit, Bocholtit, Duisburgut, Düsseldorfit.
• Trupi Diplomatik NRW
• Shoqatat e Diasporës
• Shoqatat e tjera të kombësive të tjera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *