September 25, 2021

“Harrojeni, nuk tërhiqem”, Neuer: Gjermania mund të mposhtë çdo kundërshtar

Shpërndaje lajmin

Euro 2020 po afron dhe Gjermania është një nga favoritët për fitimin e trofeut të madh. Kapiteni i kombëtares, Manuer Neuer ka folur për mediat rreth objektivave të “Pancerave”, që janë pjesë e grupit më të vështirë.

Gjermania bën pjesë në grupin F, aty ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Franca dhe Hungaria. Djemtë e Joachim Low do të debutojnë më 15 qershor përballë Francës, kampionëve në fuqi të botës. Portieri karikon shokët dhe e sheh larg momentin e tërheqjes.

Ne kemi një skuadër të mirë, ekziston mundësia të bëjmë një rrugëtim të gjatë në Euro 2020. Nëse vendos një objektiv, atëherë ti mund ta arrish atë. Jemi shumë të motivuar, mund të bëjmë gjëra të bukura në këtë kompeticion.

I nisim sfidat tona me kundërshtarë të fortë, por çdo ndeshje është si finale. Po stërvitemi për t’i mposhtur të gjithë, por rëndësi ka ta nisim mirë Euro 2020. Gjermania ka mjetet dhe kualitetin për të fituar ndaj çdo kundërshtari.

Tërheqja nga kombëtarja? As që më shkon ndërmend të mbyll karrierën me kombëtaren. Nuk ka rëndësi se kush do të bëhet trajner te Gjermania pas largimit të Low, gjithçka varet nga gjendja ime fizike dhe shëndetësore“, theksoi Neuer. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *