January 13, 2022

Harrojini CV-të, ky është kualifikimi që duhet të keni për të marrë një vend pune

Shpërndaje lajmin

Kur punësoni dikë për një punë të caktuar është e natyrshme të merrni një vendim bazuar në CV-në e kandidatit. Por eksperienca nuk është gjithmonë një parashikues i mirë i aftësive profesionale.

Në vend të saj i rëndësishëm është rekrutimi në bazë të sjelljes. Kjo është ajo që thotë Omar L. Harris, autor dhe ekspert i cili shkruan në librin e tij se duhet të jesh një drejtues dhe jo një boss: Lidershipi në epokën e drejtësisë sociale të koorporatave, barazisë dhe përfshirjes.

Punëdhënësit zakonisht janë në kërkim të individëve të larta akademike pasi kjo u shërben si garanci për kualifikimin e njohurive që ata kanë. Harris e përmbys këtë qasje duke theksuar se sjellja apo vullneti për ta bërë një punë të caktuar janë përbërësit kryesorë për të pasur punonjës të suksesshëm.

“Me siguri jo mund të keni shembuj në kompaninë tuaj  se njerëzit me më pak përvojë se sa ju keni në përshkrimin e kritereve për një vend pune, janë shumë më të aftë se profesionalisht se ata që i plotësojnë këto kritere”, shkruan Harris. /Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *