Harrojini ditët me diell, si pritet të jetë moti javën që vjen

Shpërndaje lajmin

Ditët e nxehta dhe me diell, pritet t’i lënë vendin reshjeve të shiut. Sipas Shërbimit Meteorologjik, priten reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit dhe nga orët e mesditës deri pasdite me intensitet mesatar. Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Dita e Martë dhe ajo e Mërkurë do të vijoj me motin kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët, por nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet me intensitet mesatar në formën e rrebesheve.

Për ditën e Enjte dhe ajo e Premte mëngjeset dhe darkat do të jenë me kthjellime ndërsa orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *