Harron ekipin që luan, Vedat Muriqi bëhet si mbrojtësi i Sampdorias dhe humb rast flagrant

Share

Vedat Muriqi është tërësisht larg formës që ka shfaqur në Turqi me Fenerbacen. Nëse flitej për sulmuesin më të mirë të kampionatit dhe një “përbindësh” që shënonte thuajse në çdo ndeshje, Muriqi është shndërruar në Itali.

Futbollisti shqiptar e ka humbur formën e duhur dhe mungesa e besimit po e kthen shpeshherë në kryeqendër të vëmendjes te tifozët, që tallen me këtë sulmues dhe njëkohësisht me paratë e shpenzuara nga Lacios për blerjen e tij.

Në përballjen ndaj Sampdorias, Muriqi do të futej në fushë në minutën e 64. Vetëm dy minuta më vonë do të vinte shansi i artë për të lënë gjurmën e tij. Mariusic i ka dhuruar një pasim fantastik që e nxirrte me portën e boshatisur. Megjithatë Muriqi ka bërë më të vështirën duke e larguar topin nga porta kundërshtare, si të ishte lojtari i Sampdorias.

 


Share

Komente