Harta e re gjyqësore, avokatët protestojnë më 14 korrik para KLGJ-së

Shpërndaje lajmin

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka bërë me dije se më 14 korrik, do të zhvillohet një protestë në formë tubimi, për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.
Protesta do të zhvillohet në orën 11:00, para godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Disa ditë më parë, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re gjyqësore.
Avokatët do të vijojnë bojkotin për seancat e masave të sigurisë deri më 17 korrik, ku përjashtohen masat që kanë të bëjnë me të miturit.
Ndërsa, në lidhje me seancat gjyqësore, bojkoti i tyre vijon pa afat.
Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.
LEXONI GJITHASHTU

Edhe 10 ditë bojkot për masat e sigurisë, avokatët kërkojnë protestë para KLGJ
Harta e re gjyqësore, priten masa disiplinore për avokatët që thyen bojkotin
Harta e re gjyqësore, avokatët vendosin bojkot të përgjithshëm pa afat

Leave a Reply

Your email address will not be published.