“Harta e re gjyqësore, një maskaradë”, alarmi i Manjanit: Tallje e qeverisë
Juristi Ylli Manjani tha në një intervistë për Euronews Albania tha se përqendrimi i gjithë gjykimit të Apelit në një qendër të vetme në Tiranë, është pak a shumë i ngjashëm me projektin e inceneratorëve.
“Kështu është dhe puna e Apelit, i detyrojnë të gjithë që ato dosjet hetimore ku njerëzit kanë jetën e tyre praktikisht, këta i konsiderojnë si plehra që duhet ti depozitojnë në një landfill të vetëm. Ngado që ta kapësh është një maskaradë,” – u shpreh Manjani.
Sipas tij 32 mijë dosje janë të papërfillshme përkundrejt votave të gjithë popullsisë dhe prandaj Manjani e konsideron këtë një “tallje të qeverisë”.
“32 mijë nuk janë asgjë në kuptimin elektoral të fjalës, por në të vërtetë kjo nuk është drejtësi,” – tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Avokati: Harta gjyqësore e bazuar në shifra të manipuluara, ja sa dosje janë në Apel
Harta e thesarit nazist fut në telashe fshatin holandez, mbushet me kërkues floriri