Harta/ Zonat kryesore të rebelimit mercenar dhe rëndësia e qyteteve që Wagner pretendon se kontrollon

0
Shpërndaje lajmin

Yevgeny Prigozhin, lideri i grupit të fuqishëm mercenar Wagner, ka bërë thirrje për një rebelim në Rusi dhe ka nisur atë që ai e quan një “marshim drejtësie”.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) thotë se trupat e tij “pothuajse me siguri synojnë të arrijnë në Moskë”.
Raportohet se në orët e para të së shtunës, forcat Wagner kaluan kufirin nga Ukraina, ku po luftonin në anën e rusëve, dhe morën kontrollin e qytetit të Rostov-on-Don.
Ky është një problem për presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën e tij, pasi një seli e pushtimit rus të Ukrainës – komanda e Qarkut Ushtarak Jugor Rus – është e vendosur në qytet.
Grupi Wagner pretendon se ka marrë kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytetin jugor të Rostov-on-Don, dhe raportet sugjerojnë se ka marrë objekte në Voronezh – më në veri.

Rostov – ka luajtur një rol kyç që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. I vendosur afër kufirit me Ukrainën, Rostov – me një popullsi prej vetëm një milion banorw – mban selinë kryesore të Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.
Trupat ruse shpesh vendosen në qytet përpara se të dërgohen në Ukrainë. Kryeqyteti rajonal ka qenë gjithashtu një qendër e rëndësishme logjistike për dërgesat e armatimit dhe karburantit.
Voronezh – një tjetër kryeqytet rajonal jo shumë larg kufirit ukrainas – ka përafërsisht të njëjtën madhësi si Rostov. Qyteti shtrihet në gjysmë të rrugës midis Rostovit dhe kryeqytetit Moskë dhe është një qendër kryesore hekurudhore./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *