Hasimja: Dyshimi i madh, skenari kush mund të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë
Analisti Ermal Hasimaj i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SPAK.
Sipas tij sistemi politik në Shqipëri ka një logjikë shumë të brishtë. Mes tjerash ai tregoi dyshimin që ka për të ardhmen e Shqipërisë.
“Mentaliteti i popullit shqiptar është i tillë. Në momentin që të sheh se bie nga fiku aty të shkel më këmbë. Ky është një sistem që funksionon brenda kësaj logjike që është shumë e brishtë. Mund të ndodh që të ketë diçka të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë një bërthamë që ndoshta në të ardhmen funksionojnë realisht. Në këtë vend që është Shqipëria terreni për dyshime është jashtëzakonisht pjellor”-tha Hasimja.
LEXONI GJITHASHTU:
Sherri me Manjën, Shehaj përgjigje publike: Ja çfarë po kërkon të arrijë
Peskov: Bisedimet për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Rusisë nuk synojnë rezultat