Haxhiu dhe Bushati përplasen për Ballkanin e Hapur

Shpërndaje lajmin

Po të ishte BE aq e mirë me Kosovën do ja liberalizonte vizat, u shpreh Baton Haxhiu në “Shock” ndërsa theksoi se kjo do t’i lehtësonte shumë punë njerëzve të biznesit.
“Për të shkuar në Bashkimin Europian një biznesmen duhet të marrë viza dhe të presë katër muaj,” – tregoi Haxhiu.
I revoltuar në bisedën përballë Andi Bushatit, analisti tha se pikërisht prej BE-së në Kosovë vërshojnë mallrat serbë.
“Nuk po flasim për një ekonomi të Kosovës, po flasim për 6-7 milionë shqiptarë të lirë që të funksionojnë brenda një koncepti dhe edhe shqiptarët nëse nuk funksionojnë brenda një koncepti të një koncepti të Ballkanit të Hapur ku shqiptarët e RMV-së, Kosovës dhe Malit të Zi dhe të Shqipërisë, nuk ndërtojnë politikë ekonomike të përbashkët, atëherë po të na marrin të gjithë,” – përfundoi analisti Haxhiu.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Andi Bushati: Rama shet e blen këdo, kërkon debat artificial për SPAK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *