Haxhiu: PS të mos gabojë me Metën. Bushati: Presidenti mund të jetë anonim

Shpërndaje lajmin

Analisti Andi Bushati është i mendimit se Partia Socialiste nuk e ka seriozisht kur bën thirrje për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Sipas tij e gjitha bëhet “për të fshehur problemet reale siç janë kriza e çmimeve dhe Fierza”.
Bushati duke bërë deduksion në atë që ka ndodhur në përzgjedhjen e ministrave, nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjes president të një personi anonim.
“Rama ka promovuar njerëz anonimë. Ky standard mund të zbatohet në çdo rast ku Rama ka të drejtë të vendosë”, tha ai.
“Janë hequr filtrat për zgjedhjen e kreut të shtetit dhe e kemi lënë pronë të një njeriu të vetëm”, tha Bushati duke shtuar se kjo ka ndodhur në rastin e Berishës dhe Ramës.
Për analistin, Baton Haxhiu PS ka nisur të ndërtojë strategji për një mandate të katërt qeverisës.
Ai tha se Rama do të bënte gabim nëse “bën pazar” për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Haxhiu thotë se nuk duhet president konsensual por një president me dinjitet për të respektuar Kushtetutën e vendit.
“Do të ishte gabim që Ilir Metës t’i afrohej mandat i dytë”, u shpreh analisti.
Ai përkrahu idenë e Bushatit për promovimin e personave të panjohur në krye të qeverisë duke thënë se të paktën 4-5 ministra duheshin larguar që në muajin e 3 të detyrës.The post Haxhiu: PS të mos gabojë me Metën. Bushati: Presidenti mund të jetë anonim first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.