Hedhja e parave nga qielli në Cyrih: Një 12 vjeçar është plagosur rëndë me sende të mprehta

0
Shpërndaje lajmin

Të shtunën një dron fluturoi mbi të ashtuquajturin livadhin e Kinës në Cyrih dhe thuhet se janë hedhur gjithsej 24 mijë franga. Si pasojë e këtij aksioni ka mbetur i plagosur rëndë një 12-vjeçar dhe policia është në kërkim të dëshmitarëve, transmeton albinfo.ch.
Siç shkruan tani policia kantonale e Cyrihut, gjatë operacionit është plagosur me një objekt të mprehtë një i ri.
“Pak para orës 20:00, një organizator privat kishte fluturuar mbi park me një dron me një thes me para për të hedhur paratë në park. Njerëzit e mbledhur nën dron u përpoqën të mbledhin sa më shumë kartëmonedha. Në turmë, një djalë 12-vjeçar domenikan u plagos rëndë me një objekt të mprehtë. Pas ndihmës së parë mjekësore, i plagosuri është dërguar me autoambulancë në spital”, thuhet në njoftim, shkruan 20minuten.
Tashmë policia është në kërkim të dëshmitarëve. Për momentin nuk dihet historia e krimit dhe është duke u sqaruar nga policia kantonale e Cyrihut në bashkëpunim me prokurorinë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *