January 15, 2022

Helmimi i më shumë se 300 banorëve në Krujë, Meta: Të zbardhet sa më shpejt shkaku

Shpërndaje lajmin

Më shumë se 300 banorë në Krujë janë helmuar në Krujë dhe janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ata dyshohen se janë helmuarnga uji, ndërsa në një reagim, presidenti Ilir Meta ka nxitur shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Reagimi i Metës:

Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia.

Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!

Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *