Hëngrën karamele marijuane në shkollë, tetë fëmijë përfundojnë në spital në SHBA

Shpërndaje lajmin

Tetë fëmijë u sëmurën në një shkollë në Los Anxhelos të mërkurën pasi hëngrën marijuanë, thanë autoritetet.
Paramedikët u thirrën në Sun Valley Magnet School pak para orës 13:30 dhe fëmijët varionin nga mosha 12 deri në 16 vjeç, tha Departamenti i Zjarrfikësve.
Ata u sëmurën papritmas pasi hëngrën karamele që kishin përbërje marijuane, sipas autoriteteve.
Të gjithë ishin të vetëdijshëm. Tre u dërguan në shtëpi dhe pesë u dërguan në spitalet lokale, por nuk ka asnjë informacion për gjendjen e tyre. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *