Hepatiti misterioz te fëmijët, ekspertja: 10% e të prekurve nevojë për transplant

Shpërndaje lajmin

Dymbëdhjetë vende kanë raportuar praninë e një lloj hepatiti akut të panjohur tek fëmijët. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri tani është regjistruar të paktën një vdekje. Hepatiti akut tek fëmijët e vegjël ka shkaktuar shqetësim në komunitetin shkencor.
Së fundmi kryetarja e mjekeve të spitalit Athinë-Pire, Matina Pagoni , theksoi se: “hepatiti tek fëmijët e vegjël, sidomos deri në moshën 5-6 vjeç, është shqetësues, sepse në 10% të fëmijëve të sëmurë, janë bërë transplante. Sigurisht, të gjithë ishin të suksesshëm, por ne patëm një vdekje, siç njoftoi OBSH”.
Siç tha ekspertja, shkaku i shpërthimit të hepatitit është ende duke u hetuar, duke theksuar se “besojmë se bëhet fjalë për një adenovirus”.
Megjithatë, duke folur për Sky, mjekja sqaroi se nuk ka lidhje me vaksinat, pasi asnjë nga fëmijët e sëmurë nuk ishte vaksinuar, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të ketë lidhje me koronavirusin. Megjithatë, zonja Pagoni theksoi se nuk ka nevojë për panik, pasi mjekët e dinë se si trajtohen hepatiti. Në të njëjtën kohë, ajo bëri thirrje për respektim të rreptë të masave higjienike, pasi hepatiti është ngjitës.
Dymbëdhjetë vende kanë raportuar praninë e një lloj hepatiti akut të panjohur tek fëmijët. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri tani është regjistruar të paktën një vdekje.
Organizata bën me dije se janë raportuar të paktën 169 raste të hepatitit akut tek fëmijët, 114 prej të cilëve në Britani. Raste janë raportuar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Izrael, Danimarkë dhe vende të tjera.
Pacientët janë të moshave nga një muaj deri në 16 vjeç dhe 17 prej tyre kërkojnë transplant të mëlçisë.
OBSH nuk dha detaje për rastin e fëmijës që ndërroi jetë apo vendin nga ai ishte.
Simptomat e shumë rasteve të raportuara përfshijnë diarre dhe të vjella, dhe shumica e rasteve nuk kanë temperaturë.
/ /

Leave a Reply

Your email address will not be published.