Herolinda Januzi kandidate për këshilltare në Kuvendin e Austrisë së Ulët

0
Shpërndaje lajmin

Herolinda Januzi është nga Gjakova, prej vitit vitit 1998 jeton në Austri. Nga viti 2015, ajo është asambliste në qytetin Spillern, komuna e Korneuburg. Prej shumë vitesh ka qenë pjesë e shumë iniciativave në qytetin e saj. Në baza vullnetare, Herolinda vepron si kryetare e shoqatës “Kinderfreunde” dhe organizon ngjarje të rregullta për fëmijë. Me profesion është asistente e menaxhmentit “Deutsche Leasing Austria”, shkruan albinfo.at
Në qytetin Spillern, partia socialdemokrate ka shumicën absolute. Por, shqiptarja 31 vjeçare tashme dëshiron të bëj një hap më përpara. Herolinda si anëtare e SPÖ kandidon për këshilltare në Kuvendin e Austrisë së Ulët (Niederösterreich). “Politika na shoqëron në jetën e përditshme. Që të përfaqësohen emigrantët apo personat e pafavorizuar social, këta persona duhet të përfshihen edhe në politikë”, thotë Herolinda.
Ajo ia kushton kohën politikës për ta bërë më të lehtë për brezin e ardhshëm dhe për të eliminuar dallimet mes fëmijëve. ”Politika e SPÖ-së është e përkushtuar për këtë. Që ne të krijojmë barazi për çdo fëmijë pavarësisht nga vjen dhe të kenë të njëjtën vlerë, unë e mbështes këtë parti”, thotë ajo për albinfo.at
Foto: Michael Mair
Zonja Januzi shpreson që edhe komuniteti shqiptar të dal dhe të voton ditën e diel, por sipas saj më e rëndësishmja është që të ushtrojnë të drejtën e votës. “Shpesh dëgjoj se migrantët nuk e shohin rëndësinë e zgjedhjes. Ata duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi sepse dalja në votime është themeli i një demokracie. Ndaj ju bëj thirrje që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës së tyre”, ka theksuar ajo.
Nëse zgjidhet si këshilltare e këtij Landi, qëllimet saj do të jenë. “ “Arsimi është një çështje kyçe. Unë jam e përkushtuar për kujdesin dhe edukimin falas të fëmijëve për të gjithë. Momentalisht kopshtet në Austrinë e Ulët janë falas vetëm paradite, dhe kjo duhet të ndryshoj” thotë Herlonda për albinfo.at
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *