October 16, 2021

Hetimet për vrasjen e Carolinës, ngushtohet rrethi i të dyshuarve, tre makinat e dyshimta që pikasën kamerat

Shpërndaje lajmin

Hetimet e policisë greke për të gjetur vrasësit e Carolinës, nënës 20-vjeçare që u mbyt nga grabitësit në shtëpinë e saj po vazhdojnë me intensitet. Sipas informacioneve të fundit të mediave greke hetuesit kanë të skicuar pamjen e njërit prej kriminelëve.

SKAI shkruan se autoritetet po dalin në përfundim përmes përshkrimit të burrit të Carolinës, i cili e përshkroi njëri prej vrasësve që arriti ta shohë teksa ishte i lidhur si të “shkurtër” në fizik. Bazuar në të dhënat e mbledhura numri i të dyshuarve tashmë zvogëluar nga 150 që ishin në fillim në 30-35 persona.

Në papafingo, vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë u gjetën disa gjumë, por megjithatë ato ende nuk janë të identifikueshme. Të paktën tre automjete të dyshimta u fiksuan në kamerat e sigurisë në zonë natën e krimit të rëndë, megjithatë ende nuk është vërtetuar nëse ndonjëra prej tyre u përdor nga autorët e krimit.

Duke folur rreth çështjes me MEGA, kreu i Policisë së Atikës Juglindore, George Kalliakmanis komentoi mundësinë e një skeme për një nga autorët, duke theksuar se çështja ka shumë pikëpyetje.

“Përvoja ime më tregon se skica të tilla kurrë nuk kanë ndihmuar në të kaluarën. Kështu që nuk kam asnjë shpresë nga skica. Një element i rëndësishëm është vendi i krimit. Këtu lind pyetja nëse ekziston ADN. Ka shumë pyetje në lidhje me këtë grabitje pas vrasjes. Si kanë vepruar autorët, kohën kur kanë qëndruar në shtëpi “, u shpreh ai./mv.abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *