Hetimi për vdekjen e 3-vjeçarit, ekspertiza do kryehet nga mjekë italianë

0
Shpërndaje lajmin

Akt-ekspertizën e Brian Spahiut do ta kryej një grup mjekësh nga Italia të cilët do të përcaktojnë shkakun e humbjes së jetës së 3-vjeçarit.
Pas përplasjes që pati mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore prokuroria e kësaj çështje kërkoi ekspertë të huaj për të kryer ekspertizën.
Mbidoza e narkozës ishte shkaku që 3-vjeçari humbi jetën sipas ekspertizës, por Prokuroria Tiranës kërkoi riekspertimi për shkak se e cilësoi të pasaktë pasi mungojnë mjekët specialist në vendin tonë.
IML nga ana tjetër e kundërshtoi këtë vendimi ku theksoi se procedurat janë kryer sipas rregullores nga mjekët e fushës.
3-vjeçari humbi jetën në QSUT 3 ditë pasi kishte kryer ndërhyrjen dentare nga dentistja Ina Xhaxho dhe babi i saj Roland Xhaxho.
Të dy po hetohen në gjendje të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *