Hipotekat zvicerane arrijnë nivelet më të larta në vitin 2023

Shpërndaje lajmin

Hipotekat janë aktualisht në nivelin më të lartë këtë vit, në 2.95 për qind për pesë vjet dhe 3.08 për qind për norma fikse 10-vjeçare, sipas platformës konsumatore Moneyland, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja për këtë rritje, tha eksperti i hipotekave të Moneyland, Felix Oeschger, është se inflacioni u rrit në 3.4 për qind në Zvicër në shkurt, duke rritur normat e interesit.
Nuk mund të përjashtohet që banka qendrore të rrisë më tej interesin në muajt e ardhshëm, që do të thotë se normat e hipotekave do të arrijnë nivele të reja këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *