Hiqej si polic dhe i merrte para vajzave për shërbime seksuale, arrestohet
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një 27-vjecar, i cili prezantohej si efektiv policie dhe u zhvaste shuma parash vajzave dhe grave që ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Mësohet se i arrestuari fillimisht linte takime me vajzat, të njohura si eskorta, pasi bisedonte me to në rrjetet sociale, ku kishte 10 profile të rreme.
Pasi kryente marrëdhënie seksuale me to, i riu i thoshte se ishte polic dhe kishte për qëllim që t’i arrestonte.
Më pas, ai u kërkonte shuma parash në formë gjobvënieje që të mos i prangoste.
Duke përdorur mjete identifikuese të Policisë së Shtetit, ai kontaktonte punonjëset e seksit.
Më pas përmes kanosjes ai u merrte shuma parash, deri në 2 mijë euro kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasi 3 automjete në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i Gardës
Plagosi me mjet prerës një person gjatë konfliktit, arrestohet 32-vjeçari