Shpërndaje lajmin

Komiteti Teknik i Ekspertëve, në një konferencë për shtyp paraditen e së martës, hoqi masat kundër koronavirusit në Shqipëri.
Pas 1 majit nuk do të kërkohet vaksina dhe test i shpejtë për të hyrë në Shqipëri, ndërkohë që hiqet edhe detyrimi për mbajtjen e maskës. Gjithsesi, Mira Rakacolli theksoi se vijon rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, sidomos ato të paajrosurat mirë.
Komiteti njoftoi edhe lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.