December 8, 2021

Histori e re dashurie dhe projekt i madh televiziv, rrëfehet Klaudia Pepa (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Prej disa vitesh, balerina e famshme shqiptare, Klaudia Pepa i është përkushtuar karrierës së saj në Itali. Përveç baletit, Klaudia është angazhuar dhe në aktrim, me rolin e saj në thrillerin Reverse. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Klaudia zbuloi projektin më të fundit që e ka rikthyer sërish në televizion. Bëhet fjalë për “Performer Italian Cup”, spektakël në të cilin do të jetë trajnere dhe nis sot në Rai Due.

“Unë në fakt më kanë thirrur për të marrë pjesë në këtë program, pranova se është eksperienca e parë dhe kisha shumë dëshirë ta provoja. E pata pak vështirë në fillim, shumë e vështirë të jem përballë disa balerinëve që synojnë të shkojnë përpara dhe për fat të keq disa janë eliminuar. Ishte një vajzë e vogël, filloi të qajë kur u eliminua dhe qava dhe unë sepse u afeksionova me të.”, tregoi Klaudia.

Mes të tjerash, balerina tregoi se ka nisur studimet për aktrim. “Baleti është dashuria ime e parë dhe shpresoj të kërcej sa më gjatë ndërsa për aktrimin kam gati dy vjet që jam duke ndjekur studimet. Zbulova një pasion të ri. E kam pasur ëndërr që e vogël që të bëhem pjesë e një filmi baleti. Kjo është arsyeja që nisa të studioj dhe shpresoj që ta realizoj.”, tha ajo.

Klaudia gjithashtu tregoi se do të marrë pjesë në një shfaqje të këngëtarit italian, Achille Lauro, e cila do të mbahet me 7 Dhjetor. Ndërkaq, Klaudia pranoi se është në një lidhje por preferoi të mos zbulonte detaje të mëtejshme. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *