January 18, 2022

Historiku i përballjeve Spanjë-Itali

Shpërndaje lajmin

Të martën në “Wembley” do të luhet një nga ndeshjet më të bukura të këtij Evropiani.

Italia dhe Spanja, dy rivale të vjetra të cilat janë në luftë për të prekur finalen e madhe të EURO 2020. Një ndeshje e fortë pritet ditën e nesërme mes dy skuadrave gjysmëfinaliste, por sa e vështirë do të jetë kjo rrugë për të dy formacionet?

Dy skuadrat janë përballur 36 herë me njëra-tjetrën, nga të cilat 11 janë fitore të Italisë,12 ndeshje janë mbyllur në favor të Spanjës, ndërsa 13 janë barazimet.

Italia ka arritur për të 12-ën herë mes 4 më të mirave në një turne madhor, Evropian ose Botëror, teksa vetëm Gjermania nga skuadrat evropiane ka bërë më mirë, duke arritur plot 20 herë.

Të kaltrit kanë kaluar turin në 9 nga 11 rastet e mëparshme. Italia ka fituar të 5 ndeshjet e luajtura në Euro 2020 dhe është e vetmja ndër 4 gjysmëfinalistet me rekordin perfekt.

Vetëm në Kupën e Botës “Itali 1990” të kaltrit kanë fituar më shumë ndeshje në një turne të vetëm ndërkombëtar, 6, ndërkohë që e vetmja kombëtare evropiane që ka fituar secilën nga 6 ndeshjet e luajtura në një ndër turnetë madhorë ka qenë Holanda në rastin e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, kur humbi pastaj ndaj Spanjës në finale.

Italia dhe Spanja janë takuar 9 herë më parë në një kampionat Evropian ose Botëror, me Italinë që ka fituar në 4 raste dhe Spanja 1 herë.

Kjo sfidë e kësaj të marte e bën Itali-Spanjë ndeshjen më të luajtur mes dy kombëtareve europiane në dy turnetë madhorë futbollistike.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *