Hoqi dënimet me vdekje, ndërron jetë ish-ministri i drejtësisë në Francë

0
Shpërndaje lajmin

Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare Robert Bandeder, ish-ministri i Drejtësisë së Francës që solli heqjen e dënimit me vdekje në Francë në vitin 1981.
Ish-ministri shpëtoi shumë jetë duke i kushtuar jetën e tij luftës kundër dënimit me vdekje, dhe duke luajtur një rol kryesor në ndalimin e gijotinës së frikshme në 1981.
Djali i një tregtari hebre, i cili u deportua në një kamp nazist  gjatë Luftës së Dytë Botërore, akishte krijuar një reputacion si avokat për mbrojtjen,  shpesh me sukses për  çështje famëkeqe që bashkëmoshatarët e tij nuk guxonin t’i merrnin në konsideratë.
Karriera e tij mori një kthesë vendimtare në vitin 1972 pasi një prej klientëve të tij, Roger Bontems, iu pre koka për rolin e tij dytësor në vrasjen e një infermiereje dhe një rojeje gjatë një arratisjeje nga burgu.
Badinter ishte i përhumbur nga dështimi i tij. Pesë vjet më vonë ai bindte një juri që të mos ekzekutonte Patrick Henry-n për vrasjen e një djali shtatë vjeçar, duke u bërë menjëherë një figurë e urrejtjes për shumë francezë, të cilët po kërkonin kokën e Henrit.
Badinter e ktheu çështjen në një gjykim të dënimit me vdekje, duke thirrur ekspertë për të përshkruar me detaje të frikshme funksionimin e gijotinës.
Me emërimin e tij si ministër i drejtësisë në qeverinë socialiste të Presidentit Francois Mitterrand në qershor 1981, Badinter e bëri një prioritet të menjëhershëm heqjen e dënimit me vdekje.
Ekzekutimi i fundit në Francë ishte në vitin 1977 me vdekjen e Hamida Djandoubi, një emigrante tuniziane e dënuar për torturimin dhe vrasjen e një gruaje të re.
Badinter vazhdoi të bënte histori në vitin 1983, kur arriti të detyronte Bolivinë të ekstradonte Klaus Barbie, një ish-shef i policisë sekrete naziste, Gestapo, në Francë.
Gjatë pesë viteve të tij si ministër Badinter hoqi gjithashtu një ligj që diskriminonte homoseksualët dhe punoi për të përmirësuar kushtet në burgjet franceze.
Një figurë madhështore në jetën publike franceze, ai shërbeu si anëtar i Senatit francez nga 1995 deri në 2011.
LEXONI GJITHASHTU: 

Tokë dhe hotel, konfiskohen pasuritë e të dënuarit për vrasje në tentativë
Daçiç: BE presionin ndaj Serbisë, po përfshinë Marrëveshjen e Ohrit te anëtarësimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *