Horoskopi i ditës së shtunë, 21 nëntor 2020, sipas astrologut të njohur Branko

Share

DASHI

Stina e Akrepit, shenjë e rëndësishme për rritjen dhe pjekjen tuaj, do arrijë kulmin. Për ju do të nisë një fazë transformimi profesional dhe nëse doni edhe sentimental. Do të çliroheni nga pengesat, por nuk keni humbur më shumë se të tjerët, përkundrazi. Gjithçka keni dëshiruar për dashurinë tuaj, mund të vijë në fund të muajit. Afërdita rikthehet sensuale, por kujdes me shëndetin. Takimi i duhur: Me një shenjë të Akrepit.

DEMI

Lodhja mendore ndihet edhe pse fizikisht jeni ezauruar më herët. Mos u shqetësoni, momenti është i favorshëm për bashkëpunimet dhe marrëdhëniet e ngushta. Vendosni me shpejtësi cilat ndryshime dëshironi në punë, shtëpi, dashuri. Në dashuri jeni xhelozë dhe posesivë. Jupiteri ju ndihmon të nxirrni çfarë keni brenda. Takimi i duhur me një Shigjetar, i cili do afrohet me ju për interesa materiale fillimisht, më pas do ju zbulojë anën e mirë.

BINJAKËT

Jeni ende ndër të parët në listën e fatlumëve. Afërdita ju bën sërish fëmijë në dashuri. Hëna do kujdeset të rregullojë gjërat që kanë lidhje me fëmijët. Sot do fiksoni të tjera objektiva: sukses, para, punë dhe stabilitet për familjen. Me bashkëpunëtorët duhet të jeni të sinqertë dhe t’u thoni që në fillim çfarë nuk ju pëlqen. Javën e ardhshme, persona të padëshirueshëm mund të interferojnë në punët, projektet, shpresat tuaja. Nëse është dikush që kupton problemet dhe shqetësimet tuaja, është Akrepi. I duken ekzaltuese bisedat tuaja.

GAFORRJA

Planetët janë kundër jush, por kësaj radhe mbetet për t’u parë kush fiton. Hëna ju shpëton. Vjen në momentin e duhur, në një vjeshtë që nuk ka dhënë më të mirën e  vetes, por gjithsesi Dielli tek Shigjetari do jetë pozitiv. Profesioni do jetë i favorizuar. Nëse jeni single, Afërdita premton takime shumë seksi. Takimet e duhura: Nëse Akrepi ju rrëmben shpirtin, Virgjëresha do mund t’ju çojë në vende të sigurta.

LUANI

Bashkëpunimet, e vëna në diskutim nga dyshimet dhe tensioned, mund të gjejnë një aset të ri, përfshirë edhe përfundimin e një marrëdhënieje që nuk ju shërben më. Ndërprisni lidhjet me një të shkuar që ju ka komplikuar jetën. Momenti për të reflektuar si shkojnë gjërat në familje. Nuk dukeni, por keni nevojë për përkëdheli. Takimi i duhur me një të shenjës së Peshores.

VIRGJËRESHA

Mundësi të jashtëzakonshme suksesi në punë, falë Hënës së re. Do keni fat që nuk ndodh shpesh në Astrologji. Në rastin tuaj, jeta është një tren mbushur me flori, përpiquni të merrni sa më shumë. Një dashuri që është ‘as mish as peshk’, më mirë nxirreni nga jeta juaj. Takimi i duhur është me një person të shenjës së Dashit. Kjo e juaja do jetë një histori më shumë se pasionale.

PESHORJA

Më mirë të mos ua thoni të tjerëve, por sot do keni sukses. Ndërkohë vlerësoni situatën aktuale profesionale dhe bjerini shkurt në shumë raste. Kujdes me fundshpinën, mbani qëndrimin drejt. Takimi i duhur do ishte me një person të Luanit.

AKREPI

Jeni të prirur për të bërë zgjedhje drastike, nga të cilat nuk ktheheni më pas. Ja momenti i duhur për t’i dhënë një tjetër ngjyrë jetës suaj edhe për gjërat që kanë të bëjnë me dashurinë dhe ato që kanë të bëjnë me suksesin, paratë, sfidat. Para sysh do të keni 12 muajt e ardhshëm e dinë vetëm Saturni, Urani dhe Jupiteri… momente të paharrueshme me gjysmën tuaj. Takimi i duhur është me një ‘gladiator’ të vërtetë, por me zemër të butë para jush, siç është Dashi.

SHIGJETARI

Sot parashikohen fërkime me një njeri të dashur. Mund të ndiheni të larguar ose të shtyrë dhe të mos e kuptoni motivin. Nëse do ndodhë, ju këhsilloj të silleni me kujdes dhe pajtohuni mundësisht: diçka rrezikon të thyhet.

BRICJAPI

Mund të keni pak pesimizëm sot: jeta juaj mund të duket pak ndryshe nga çfarë do donit dhe mund të dëshironit një arratisje prej kësaj. Por kjo përshtypje do kalojë dhe do rivlerësoni gëzimet e vogla. Përqendrohuni tek e tashmja.

UJORI

Do jeni shumë të dyzuar sot: nga njëra anë dëshira për t’u përqendruar dhe për të qenë konstantë deri në arritjen e objektivave, nga ana tjetër tendenca për të imagjinuar dhe për të humbur mes perspektivave të mundshme. Për momentin lini të fitojë konstantja.

PESHQIT

Kjo e sotmja do jetë një ditë e dominuar nga kaosi mendor. Asgjë nuk do ju duket se është në vendin e vet dhe do keni vështirësi për të listuar prioritetet. Këshilla për këto raste: relaksohuni dhe prisni për ditë më të mira.

 

 

The post Horoskopi i ditës së shtunë, 21 nëntor 2020, sipas astrologut të njohur Branko appeared first on Media .


Share

Komente