Hotelet e Kosovës patën më së shumti vizitorë nga Gjermania e Zvicra

Shpërndaje lajmin

Në janar 2022, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishin 31 223, prej tyre 46.77% ishin vendorë dhe 53.23% të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 54 627, prej tyre 45.70% nga vendorët dhe 54.30% nga të huajt, transmeton Albinfo.ch.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës, me 10 351 vizitorë dhe 19 106 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.
Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.