Hovenieri takon Osmanin: Situata është thellësisht shqetësuese
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është prononcuar për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Hovenier ka thënë se situata është thellësisht shqetësuese në veri dhe ka thënë se është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri. Ai ka thënë se është me rëndësi që të depërshkallëzohet situata.
Hovenier ka thënë se nuk e di pse nuk morën pjesë në takim kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe i Lepsoaviqit, Lulzim Hetemi. Ai ka thënë se ftesa ju ka shkuar atyre. “Vetëm sa përfundova takimin me presidenten Vjosa Osmani, diskutuam për situatën në veri, shpreha shqetësimin tim për dhunën. Bashkë me kolegun tim, ambasadorin Szunyog kemi ftuar kryetarët e komunave veriore në takim, erdhën kryetarët e Zveçanit dhe Zubin-Potokut. Biseduam për situatën shqetësuese. Nuk e di pse nuk erdhën kryetarët e tjerë, vetëm mund të them se ftesa ju shkoi”, tha Hovenier.
Hovenier ka thënë se SHBA-ja dhe vendet e QUINT-it kanë potencuar se është e rëndësishme që “zyrtarët të hyjnë në institucione shtetërore pa përdorur forcë.