April 16, 2021

Hoxhaj flet përsëri për Osmanin, tregon nëse do ta votojë

Shpërndaje lajmin

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka mbajtur konferencë për media pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Ai tha se PDK-ja respekton institucionet e Kosovës dhe rikujtoi se sot nuk pati gaz e as dhunë, sikur ndodhte kur VV ishte në opozitë. Por, Hoxhaj tha se nuk do t’i nënshtrohen vullnetit të askujt për formimin e institucioneve, përkatësisht votimin e Qeverisë dhe të presidentit, pa marrëveshje.

PDK-ja është një parti, e cila e respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe po e shihni qe sot nuk ka gaz as dhunë në Kuvendin e Kosovës.

Por, PDK-ja nuk do t’i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja dhe nuk pranojmë nga askush që ‘ta na shesë sapunin për djathë’”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka përsëritur qëndrimin se kandidatja e proklamuar për presidente, Osmani, “është figurë përçarëse” dhe se PDK-ja s’ka votë për të.

“Dhe askush nuk duhet të llogarisë në votën e PDK-së për zgjedhjen e presidentit. Dhe, mos bëni pyetje teknike se a do të rrimë në sallë”. “Zonja Osmani është faktor përçarës për qytetarët e Kosovës, e ka përçarë skenën e politikës dhe është faktorë i agresivitetit në skenën e saj politike”.

I pyetur se çka e bënte më unifikues Hashim Thaçin se Vjosa Osmanin, Hoxhaj tha se nuk jep opinione, por vetëm fakte.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *